Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Feyenoord, nuk arriti të përmbysë epërsinë 1-0 nga ndeshja e parë dhe... eliminohet.
Në San Siro, kuqezinjtë zhbllokuan sfidën që në minutën e parë me Gimenez, por përjashtimi i Theo Hernandez në minutën e 51-të për një karton të dytë të verdhë e ndryshoi plotësisht lojën.
Skuadra e Conceiçao, e mbetur me 10 lojtarë, pësoi golin e barazimit të Carranza-s në minutën e 73-të. Holandezët janë në fazën e 16-shes, ku do të përballen me Interin ose Arsenalin.