RTSH Sport Live

Milani mund Veronën, mjafton Gimenez

  • 15/02/2025
  • |
  • Itali
Milani mund Veronën, mjafton Gimenez
Goli i dytë i meksikanit në dy ndeshje vendos ndeshjen në San Siro

Në ndeshjen e javës së 25-të të Serisë A, Milani mundi 1-0 Veronën dhe “sulmon” për vendin e katërt të zënë nga Lazio, tashmë vetëm 5 pikë larg (por kuqezinjtë duhet të rikuperojnë ndeshjen kundër Bolonjës).

Në pjesën e parë emocionet mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, me Reijnders që sfidon Montipòn (25') dhe në limitet e kohës së rregullt me Musah, i cili gjuan lart nga qendra e zonës. Conceiçao heq Ëalker dhe Sottil dhe aktivizon Jimenez dhe Leao.

Dhe ishin pikërisht këta të dy që “gatuan” golin që vendosi ndeshjen, me Gimenez që nuk gaboi me kokë në portën e zbrazët (75'). Për meksikanin, dy gola në dy paraqitje në ligë dhe një ovacion të merituar në momentin e zëvendësimit me Abraham.