RTSH Sport Live

Milani zgjedh trajnerin e ri, gati kontrata 3-vjeçare për Lopeteguin

  • 28/04/2024
  • |
  • Itali
Milani zgjedh trajnerin e ri, gati kontrata 3-vjeçare për Lopeteguin

Milani ka disa kohë që punon për të ardhmen dhe Lopetegui duket se është kandidati më i fortë për të marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Drejtuesit e klubit kuqezi, janë ende duke reflektuar por kontaktet janë të shpeshta dhe ekziston një projekt-marrëveshje, të paktën në aspektin ekonomik.

Milani do të ndajë rrugët me Piolin në mënyrën më të mirë të mundshme në fund të kampionatit, e më pas do të planifikojë të ardhmen me trajnerin e së ardhmes. Për Lopeteguin klubi milanez ka përgatitur një kontratë trevjeçare me 4 milionë euro neto në sezon. Flasim për një periudhë trevjeçare me synimin e qartë, zhvillimin e një projekti, ku qëndrueshmëria dhe të rinjtë e talentuar do të mbeten baza e tij. 

Por tifozët e zjarrtë të Milanit kanë reaguar keq ndaj këtij lajmi. Ata kanë protestuar para zyrave të klubit duke thirrur emrin e Antonio Contes, i cili duket i preferuari i shumë tifozëve. Por me gjithë këto reagime, Lopetegui duket se ka marrë edhe miratimin e Cardinales. Në rast të ndonjë ndryshimi plani, atëherë zgjedhjet e mundshme do të jenë Roberto De Zerbi ose Paulo Fonseca.