RTSH Sport Live

Miqësorja me Rumaninë, Grima fton 20 futbolliste

  • 25/11/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Miqësorja me Rumaninë, Grima fton 20 futbolliste

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të përballet me Rumaninë në një ndeshje miqësore më 3 dhjetor, në ora 17:00 në stadiumin “Eugen Popescu”. Në kuadër të kësaj sfide, trajneri i përfaqësueses kuqezi, Armir Grima ka ftuar në Kombëtare 20 futbolliste, tre prej të cilave do të veshin për herë të parë fanellën kuqezi.

Viola Imeraj, e cila luan për ekipin e Dinamos së Zagrebit në Kroaci, Donika Dedaj, lojtare e FC Aaraut dhe Rreza Gashi, futbolliste e skuadrës së Malishevës në Kosovë.

Rikthehet në këtë grumbullim edhe sulmuesja Qëndresa Krasniqi, e cila nuk mundi të ishte në grumbullimin e kaluar për shkak të një dëmtimi.

Skuadra do të nisë grumbullimin të hënën në Tiranë, teksa në program është planifikuar edhe një test miqësor kundër ekipit të djemve U-15 të Elite Youth Academy, më 28 nëntor në ora 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.

Më 1 dhjetor, ekipi do të udhëtojë drejt Rumanisë, aty ku do të luajë edhe ndeshjen e programuar miqësore, që i shërben stafit kuqezi për të testuar skuadrën dhe për të vëzhguar elementet e reja.

Pak javë më parë, Shqipëria njohu edhe kundërshtarët e Nations League që janë Çekia, Ukraina dhe Kroacia.