Ka përfunduar aventura e Salvatore Bocchettit në krye të pankinës së Monzas. Pas humbjes së rëndë ndaj Lacios, klubi italian vendosi të shkarkojë trajnerin.
Sipas lajmeve që vijnë nga Italia, Alessandro Nesta pritet të rikthehet në stolin e skuadrës bardhekuqe, pasi është ende nën kontratë me klubin deri në fund të sezonit.
I ardhur për të përmbysur situatën dhe për të tentuar një mrekulli-shpëtimi, Bocchetti në shtatë ndeshjet e tij në krye të Monzas nuk ishte në gjendje të ndryshonte trendin dhe të bënte një përparim as nga pikëpamja e rezultateve, as nga pikëpamja e lojës, duke arritur vetëm një fitore kundër Fiorentinës. Situatë që e detyroi Adriano Gallianin të ndërhyjë sërish dhe të ndryshojë sërish trajner. Një hap prapa dhe jo një ndryshim. Pas shkarkimit në dhjetor, Alessandro Nesta rikthehet në stolin bardhekuq.