Milani mundi 3-0 Empolin në ndeshjen e javës së 14-të të Serisë A. Në San Siro, skuadra e Fonseca-s gjeti suksesin në ligë pas dy barazimeve radhazi dhe e bëri këtë duke e thyer bllokimin në minutën e 19-të me finalizimin e Moratas .
Me presion të konsiderueshëm sulmues, Milani krijoi disa mundësi para pushimit, duke gjetur të duhurin në minutën e 44-të me Reijnders.
Në pjesën e dytë, të besuarit e D'Aversas trembën Maignan duke goditur traversën me Maleh në minutën e 54-të, por më pas u dorëzuan në kundërsulmin e Reijnders, për golin e dytë personal të holandezit në minutën e 69-të.
Ardian Ismajli luajti për 90 minuta në këtë sfidë, por ashtu si e gjithë skuadra e Empolit, nuk mund të bënte asgjë përballë makinerisë kuqezi.