RTSH Sport Live

Mourinho: Prisnim më shumë nga Portugalia, por...

  • 08/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Mourinho: Prisnim më shumë nga Portugalia, por...
“Portugalia nuk ishte e madhe, edhe pse arriti në çerekfinale. Ne prisnim më shumë”.

José Mourinho analizon Kampionatin Evropian të Portugalisë. Trajneri aktual i Fenerbahçes dhe ish-trajneri i Interit dhe Romës, ka analizuar në Sport TV momentin e luzitanëve me trajner Roberto Martinez, të eliminuar nga turneu nga Franca pas penalltive: “Potenciali i skuadrës ishte shumë i lartë. Nuk e gabova shumë parashikimin tim kur thashë se Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritë. Dy prej tyre janë në gjysmëfinale”.

“Spanja është surpriza më e madhe për mua, duke pasur parasysh se si ekipi është rritur. Për mua për momentin është skuadra që luan më mirë dhe ajo që luajti më mirë”.

“Portugalia nuk ishte e madhe, edhe pse arriti në çerekfinale. Ne prisnim më shumë. Isha në stadium para fillimit të Kampionatit Evropian, për të parë ndeshjen mes Portugalisë dhe Kroacisë dhe nuk ishte një ndjenjë e mirë. Nuk ndjeva emocione të mëdha. Gjatë turneut skuadra vazhdoi të ecë përpara, por pa bindur”.

“Në momentin e së vërtetës, Portugalia nuk ishte një nga skuadrat më të forta. Por është një skuadër e re, përveç dy veteranëve - përfundoi Mou - një ekip që ka të ardhme përpara. Kupa e Botës është pranë nesh”.