Ernest Muçi është kthyer në një lojtar kyç për Legian e Varshavës, e cila falë golit të shqiptarit evitoi humbjen në transfertë përballë Piast Glivices. Në të 69’ talenti i Tiranës shënoi gol me një goditje nga jashtë zonës me topin që u devijua nga një rival për të pushuar më pas në rrjetën e vendasve.
Ky ishte goli i tretë për Ernest Muçin në gjashtë takimet ku është aktivizuar në kampionatin polak.
Sa i përket ndeshjes të sotme goli i shënuar nga Muçi vlen shumë pasi skuadra e sulmuesit shqiptar, mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 42-të (pas daljes së Joseut, me kartonin e dytë të verdhë) ndërkohë që vendasit shënuan në minutën e 5-të të shtesës me anë të Krykun.