Ernest Muçi, i cili shënoi golin e parë të Beshiktashit në fitoren 2-1 në shtëpi kundër suedezëve të Malmö, në ndeshjen e javës së 4 të UEFA Europa League, ka deklaruar pas ndeshjes: Unë jam shumë i lumtur. Ne patëm një përgjigje të mirë për ato humbje në ndeshjet e fundit”.
“I falënderoj tifozët tanë. Ne patëm një reagim shumë të mirë, do të vazhdojmë në këtë mënyrë. Po punojmë për gjithçka. Jam i lumtur të ndihmoj ekipin tim, dua të vazhdoj në këtë mënyrë”.