Ernest Muçi ka marrë minuta në ndeshjen e parë parë “play off” në Ligën e Europës, ndërsa skuadra e tij Beshiktash nuk ka shkuar më shumë se një barazim 3-3 në transfertë përballë Luganos. Mesfushori kuqezi, pavarësisht se nuk është në planet e trajnerit Giovanni Van Bronckhorst dhe largimi duket i pashmangshëm, është aktivizuar në këtë sfidë në minutën e 71-të dhe pikërisht në vend të Milot Rashicës.
Golat për Beshiktashin u shënuan nga Fernades(dopietë, 21’ dhe 52’) dhe Al Musrati 55’. Për skuadrën zvicerane shënuan Bislimi 34’(futbollist me origjinë shqiptare por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës), Steffen 57’ dhe Gabriel 64’(autogol).