RTSH Sport Live

Mundja për femra dominohet nga Japonia

  • 31/10/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Mundja për femra dominohet nga Japonia
Të katër peshat e Botërorit të të rriturave dominohen nga aziatiket

Botërori i Mundjes për të rritur tanimë ka shpallur dhe fituesit e vajzave. Gjithçka është dominuar nga Japonia, e cila zuri vendin e parë me 90 pikë duke lënë nga pas Kinën 51 pikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 40 pikë. Në peshat individuale Japonia do të ishte dominuese në tre nga katër peshat në të cilat u konkurrua në këtë Botëror të të rriturve.

Kështu në peshën deri në 55 kilogram vendi i parë shkoi për Moe Kijoka. Më pas në peshën deri në 59 kilogram ishte Risako Kinjo. Dhe në peshën deri në 72 kilogram ishte në vendin e parë Ami Ishii. E në të vetmen që japonezet nuk fituan dot ishte ajo deri në 65 kilogram, ndërsa në vendin e parë ishte Jia Long e Kinës.

E kësisoj dhe mundja e vajzave ka dhënë spektakël në sallën olimpike “Feti Borova”, kurse Botërori i Mundjes, jo vetëm për moshën deri në 23 vjeç, por edhe për të rritur, për 11 ditë ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.