RTSH Sport Live

Mundje, Teuta shkëlqen në Kupën e Shqipërisë

  • 24/05/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Mundje, Teuta shkëlqen në Kupën e Shqipërisë
Endrio Avdyli shpallet sportisti më i mirë, trajneri dhe sportisti flasin për RTSH Sport

Ekipi i Teutës në mundje arriti rezultat pozitiv në Kupën e Shqipërisë për të rritur zhvilluar në fundjavë në sallën “Farie Hoti” në kryeqytet. Mundësi më i mirë i Kupës së Shqipërisë, u shpall Endrio Avdyli, i cili garoi në peshën 61 kg. Mundësi u shpall kampion në stilin e lirë, hera e dytë për të që shpallet si sportisti më i mirë. Për RTSH Sport, sportisti do të shprehej. “Asgjë nuk është rastësi pasi kam punuars humë në këtë drejtim”, tha Endrio Avdyli.

Endrio Avdyli u shpall kampion në stilin e lirë, hera e dytë për të që shpallet si sportisti më i mirë, ndërsa thekson se ëndrra e tij është të shpallet kampion jashtë kufijve të Shqipërisë. “Nuk fsheh ambicien time që të rikonfirmoj veten edhe në arenën ndërkombëtare. Mendoj se është një motiv shumë I madh për mua që të vazhdoj të punoj fort që një ditë të koleksionoj të tilla rrezultate edhe në turnetë që do dua të zhvilloj jashtë shqipërisë”, nënvizoi mundësi.

Për mikrofonin e RTSH Sport foli edhe trajneri i Teutës Sinan Trimi. Ekipi bregdetar mori pjesë me 10 sportistë duke u ngjitur në shkallën e dytë të podiumit në stilin e lirë. Tekniku shpreson që të sjellë sa më shumë medalje për qytetin e Durrësit. “Mendoj se punoj me një grup të mirë lojtarësh, të cilët nuk skarifikohen kur vjen puna për tu stërvitur e përmirësuar në rrugën që kanë zgjedhur”, ishte komenti I trajnerit.  

Sinan Trimi, foli për sportistin Endrio Avdyli. Trajneri e ka stërvitur kur ka qënë në moshën 15-vjeçare dhe ka besuar gjithmonë në potencialin e tij.

Ndërkohë në vendin e dytë në Kupën e Shqipërisë dolën plot 6 mundës nga Teuta: Haxhi Sina, Ylli Xhani, Hekuran Troplini, Marin Jaku, Arjan Danaj dhe Ardit Domi.