RTSH Sport Live

Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

  • 2 orë para
  • |
  • Itali
Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe nuk është e sigurt që Gabriele Gravina do të mbetet në vendin e tij. Numri 1 aktual i Federatës së Futbollit duhet të kandidojë për një mandat të tretë, por orët e fundit ka dalë një emër i aftë për ta sfiduar e ndoshta edhe për ta mposhtur.

Ky është ai i Alessandro Del Piero, gati për të hyrë në listën e kandidatëve për karrigen më të lakmuar në futbollin italian. Për momentin nuk ka një njoftim zyrtar, por kandidatura e ish-kapitenit të Juventusit mund të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

Sipas la Repubblica, Del Piero tashmë është kontaktuar për të eksploruar disponueshmërinë e tij të mundshme dhe do të ishte i vendosur të pranonte sfidën me kushtet e duhura. Nuk dihet ende se kush do ta mbështeste, por sigurisht një ish-futbollist i nivelit të tij, kampion bote në vitin 2026 me Italinë e Lippit, do të kishte kërkesat e imazhit të nevojshëm për të luajtur një rol kaq të rëndësishëm, qoftë edhe në nivel ndërkombëtar.