RTSH Sport Live

Murinjo: Vinicius Zhunior duhet të largohej me karton të kuq!

  • 02/06/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Murinjo: Vinicius Zhunior duhet të largohej me karton të kuq!

Zhoze Murinjo ka komentuar disa prej episodeve më të rëndësishme të mbrëmjes së kaluar si ekspert i “TNT Sports”. Mes tyre portugezi ka veçuar një vendim të diskutueshëm të arbitrit Slavko Vinçiç ku vendosi që të mos i akordonte kartonin e dytë të verdhë sulmuesit brazilian të Realit edhe pse simuloi pas duelit me Humels dhe Ryerson.    

“Pa asnjë dyshim kemi të bëjmë me simulim dhe Vinicius e di fare mirë se çfarë pasojash ka ky gjest”, tha Murinjo.

Për sjelljen e 23-vjeçarit në fushë janë ankuar edhe disa futbollistë të Borusias. Madje për episdoin në fjalë arbitri ndëshkoi me karton të verdhë për protesta Niko Shloterbek.