RTSH Sport Live

Myrto Uzuni “fundos” Kartagjenën me tre gola

  • 21 orë para
  • |
  • Spanjë
Myrto Uzuni “fundos” Kartagjenën me tre gola
Granada përmbysi avantazhin e firmosur nga Gastón me tre golat e sulmuesit kuqezi dhe një nga Rodelas.

Myrto Uzuni shkëlqen në Spanjë me tre gola të shënuar në fitoren 4-1 që Granada arriti përballë Kartagjenës.

Granada zgjidhi një lojë që ishte e komplikuar në fillim. Goli i Gastón i detyroi bardhekuqtë të riktheheshin në lojë dhe këtë e bënë falë instinktit të golashënuesit të tyre, Uzuni dhe golashënuesit debutues të skuadrës së të rinjve Rodelas, i cili përfundoi i dëmtuar.

Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola në pjesën e parë, në të 14’ dhe 27’. Golin e tretë, që vulosi fitoren 4-1 e shënoi në minutën e 73-të, për të kompletuar një mbrëmje ëndrrash. Uzuni luajti deri në minutën e 81-të, ku u zëvendësua nga Corbeanu.

Në kuotën e 14 golave, ai është jo vetëm golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadas, por edhe më i miri i La Liga 2 në këtë sezon.