RTSH Sport Live

Napoli nuk di të fitojë, Osimhen nuk mjafton

  • 06/05/2024
  • |
  • Itali
Napoli nuk di të fitojë, Osimhen nuk mjafton
Në “Bluenergy Stadium”, zero gjuajtje në portë në pjesën e parë, më pas gjithçka ndodh në pjesën e dytë me bardhezinjtë që barazojnë në ekstrem

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e Calzona nuk shkon përtej barazimit 1-1 ndaj Udineses dhe lejon që djemtë e Cannavaro-s të lëvizin në tabelë në zonën e rënies.

Në pjesën e parë në “Blueenergy Stadium” u zhvillua një ndeshje e karakterizuar nga shumë duele, pak ritëm dhe zero gjuajtje në portë.

Në pjesën e dytë Osimhen (51') zhbllokoi sfidën me një goditje me kokë pas një asistimi të përsosur nga Politano, më pas në limitet e sfidës Success (92') befasoi të kaltërit, barazoi dhe mbajti gjallë shpresat e bardhezinjve për mbijetesë.