RTSH Sport Live

NBA/ Donçiç debuton me fitore, Kërri fenomen përballë Bucks

  • 22 orë para
  • |
  • Basketboll
NBA/ Donçiç debuton me fitore, Kërri fenomen përballë Bucks

Debutim më të mirë nuk mund të ëndërronte Luka Donçiç, i cili me Lakers ka mundur Utah me shifrat 132-113. Në shkallët e stadiumit ishte prezent edhe Dirk Novicki, i cili tha pas ndeshjes se edhe pse ishte një tifoz i Dallas nuk do të braktiste kurrë Donçiç. Ndërsa edhe LeBron Xhejms tregoi mirëseardhjen e tij duke u stërvitur më fanellën me numrin e Donçiç. Sa i përket kronikës Lakers dominuan për një kohë të gjatë duelin, i cili u kontrolloa tërësisht nga të zotët e shtëpisë, të cilët krijuan 15 pikë avantazh në periodën e parë, 20 në të dytën dhe 30 në të tretën. Më të mirët ishin Xhejms me 24 pikë ndërsa edhe Rivs dha një kontribut të madh duke realizuar 20. Ndëra Donçiç, të cilin Redik e aktivizoi për 24 minuta, shënoi 14 pikë. Me këtë fitore ekipi nga Kalifornia merr fitoren e 32-të sezonale dhe të gjashtën radhazi.

Fitore me shumë vlera ishte edhe ajo e skuadrës së Golden Stejtit përballë Miluoki Bucks. Në këtë duel u shfaq versioni më i mirë i Stef Kërrit, i cili realizoi 38 pikë. Në këtë triumf dha kontributin e tij edhe Xhimi Batler me 16 pikë. Në këtë takim skuadra nga San Fransisko përfitoi mjaft mirë nga mungesa e Ianis Antetokounmpo (ndeshja e gjashtë ku mungon për shkak të një dëmtimi në pulpë).

NBA 11 Shkurt

CLEVELAND CAVALIERS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 128-107

WASHINGTON WIZARDS-SAN ANTONIO SPURS 121-131

ORLANDO MAGIC-ATLANTA HAWKS 106-112

MIAMI HEAT-BOSTON CELTICS 85-103

BROOKLYN NETS-CHARLOTTE HORNETS 97-89

OKLAHOMA CITY THUNDER-NEW ORLEANS PELICANS 137-101

MILWAUKEE BUCKS-GOLDEN STATE WARRIORS 111-125

DALLAS MAVERICKS-SACRAMENTO KINGS 128-129 (Kohë shtesë)

DENVER NUGGETS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 146-117

LOS ANGELES LAKERS-UTAH JAZZ 132-113