RTSH Sport Live

NBA: fillon “gjuetia” për Lakers: Clippers e Denver, favorite

  • 22/12/2020
  • |
  • Basketboll
NBA: fillon “gjuetia” për Lakers: Clippers e Denver, favorite

Sezoni në NBA, në një format paksa të reduktuar(72 ndeshje) është gati për të nisur. Lakers, kampionët në fuqi, janë gati të tregojnë potencialine  tyre dhe në këtë sezon të ri. Kanë ruajtur grupin, pa harruar dhe përforcimet, duke u etiketuar kështu si skuadra favorite.

Dy janë ndeshjet që do të luhen në startin e sezonit 2020-2021 në NBA: Brooklyn-Golden State dhe derbi i Los Anxhelosit mes Lakers dhe Clippers.

Clippers, shfaqen si rivalët kryesorë në këtë sezon, pavarësisht ndryshimeve të bëra. Me interes pritet paraqitja e Kevin Durant te Brooklyn, por edhe ajo e Giannis Antetokounmpo me Bucks.