RTSH Sport Live

NBA, Lakers befasojnë Miluokin, fitojnë Warriors dhe Thunder

  • 27/03/2024
  • |
  • Basketboll
NBA, Lakers befasojnë Miluokin, fitojnë Warriors dhe Thunder

Edhe pse nuk kishin në dispozicion LeBron Xhejmsin (nuk luajti për shkak të një problemi në kavilje) Lakers gjetën dy heronj të ri për të mposhtur pas dy kohësh shtesë ekipin e Bucks në Miluoki.

Entoni Dejvis dhe Ostin Rivs i dhuruan një fitore të madhe ekipit nga Kalifornia edhe pse në periodën e katërt kishte 19 pikë më pak se rivalët, të cilët janë mes skuadrave pretendente për të fituar titullin.

Fitore në transfertë morën edhe formacionet e Golden State, e cila mundi Majemin, dhe Thunder, të cilët mundën Pelicans në Nju Orlins.

Ndeshjet (27 mars)

MILWAUKEE BUCKS-LOS ANGELES LAKERS 124-128 (2OT)

NEW ORLEANS PELICANS-OKLAHOMA CITY THUNDER 112-119

SACRAMENTO KINGS-DALLAS MAVERICKS 96-132

MIAMI HEAT-GOLDEN STATE WARRIORS 92-113