RTSH Sport Live

Ndahet nga jeta i dashuri i tenistes Aryna Sabalenka

  • 19/03/2024
  • |
  • Gosip
Ndahet nga jeta i dashuri i tenistes Aryna Sabalenka

Konstantin Koltsov, një ish-lojtar bjellorus i hokejit në akull, ka ndërruar jetë papritur në moshën 42-vjeçare. Federata Bjelloruse e Hokejit e ka bërë të ditur në faqen e saj të internetit e cila nuk i referohet shkaqeve të vdekjes, duke specifikuar vetëm se ka ndodhur "papritmas".

Koltsov luajti tre sezone me Pittsburgh Penguins të Ligës Kombëtare të Hokejit (NHL) midis 2002 dhe 2006. Ndërkombëtarisht, ai luajti për ekipin kombëtar të Bjellorusisë në Lojërat Olimpike Dimërore 2002 dhe 2010 dhe në nëntë kampionate botërore.

Që nga viti 2021 ai ishte në një lidhje me tenisten bjelloruse Aryna Sabalenka. Kampionia e Australian Open ndodhet në Miami ku sapo ka nisur turneu WTA.