RTSH Sport Live

Ndahet nga jeta legjenda e volejbollit shqiptar Vangjel Koja

  • 30/09/2024
  • |
  • Të tjera
Ndahet nga jeta legjenda e volejbollit shqiptar Vangjel Koja

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, Vangjel Koja, legjenda e volejbollit shqiptar.

Homazhet do të mbahen këtë të hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë.

Karriera e tij nisi si atlet më pas si basketbollist, volejbollist dhe duke përfunduar më pas si trajner i skuadrës së famshme, Dinamo në volejboll për meshkuj, duke qenë jo vetëm fitues titujsh kampion, por duke lënë gjurmë të pashlyeshme në përfaqësimet evropiane.