Katërmbëdhjetë minuta, më pak se një çerek ore, i mjaftuan Sergio Agueros për të festuar. Ish-sulmuesi i Manchester City pa dyshim do të ketë mbështetur skuadrën e tij të vjetër në ndeshjen e parë çerekfinale në “Bernabeu” kundër Real Madridit, por jemi të sigurt se ai festoi kur Rodrygo shënoi në minutën e 14-të golin që çoi rezultatin e përkohshëm 2-1.
Arsyeja? Kun, siç ka treguar më pas përmes rrjeteve sociale, kishte vënë bast 10 mijë dollarë në shenjën 'Mbi 2,75 gola'.
Që do të thotë se nëse ndeshja do të kishte përfunduar me tre ose më shumë gola të shënuar në total, ish-kampioni argjentinas do të kishte marrë në shtëpi fitimet, të barabarta me 18.900 dollarë. Dhe kështu shkoi.