Napoli, fitore me tre gola në Firence. Në ndeshjen e javës së 19-të të Serisë A, skuadra e Contes mundi 3-0 Fiorentinën dhe tenton kështu të ushtrojë presion mbi Atalantën dhe Interin, duke fluturuar për momentin në krye të tabelës me 44 pikë.
Në Franchi në pjesën e parë Neres (29') zhbllokoi ndeshjen me një të djathtë në fund të një aksioni të bukur. Në pjesën e dytë Lukaku (54') dyfishoi rezultatin me penallti, faull i Morenos ndaj Anguissa. Më pas një super Meret zbuti reagimin e violëve dhe McTominay (68') mbylli llogaritë duke përfituar nga një gabim i Comuzzo, 3-0.