RTSH Sport Live

Neuer, çfarë gabimi në Real-Bayern: Pa fjalë

  • 08/05/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Neuer, çfarë gabimi në Real-Bayern: Pa fjalë
"Të gjithë ata që kanë luajtur futboll e dinë se si ndihem tani”.

Manuel Neuer, portieri i Bayern, foli për DAZN pas ndeshjes që skuadra e tij humbi 2-1 në fushën e Real Madridit (me gabimin e tij), që çoi në eliminimin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

"Të gjithë ata që kanë luajtur futboll e dinë se si ndihem tani. Ne u eliminuam në momentet e fundit, ishim 1-0 deri në minutën e 85-të... Vërtetë e hidhur. Kishim bërë një hap drejt Londrës, do të shiheshim në finalen dhe tani nuk gjej fjalët...”.