Një mbrëmje për t'u harruar për Isak. Sulmuesi i Newcastle ishte në shënjestër të hajdutëve që hynë në rezidencën e tij prej 100 milionë stërlinash. Episodi ndodhi ditët e fundit, ku kriminelët arritën të merrnin në pronësi një makinë të cilën më pas e braktisën tre milje larg Dinngton. Si Isak ashtu edhe Newcastle nuk kanë komentuar këtë çështje, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Alarmi është shkaktuar nga aplikacionet e sigurisë të instaluara në telefonat inteligjentë, duke qenë se familja nuk ndodhej në shtëpi. Madje, bashkëshortja e Isak, Thais, ka parë përmes kamerave hajdutët që gërmonin nëpër sirtarë duke kërkuar sende me vlerë. Nuk është hera e parë që një futbollist i Premier League vihet në shënjestër të hajdutëve: viktimat e fundit ishin Grealish dhe Stearling.