Neymar ka njoftuar rikthimin e tij në stërvitje me klubin saudit Al Hilal pas gati një viti mungesë për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. "Jam kthyer! I lumtur që jam kthyer në grup. Tani është vetëm alegri", ka shkruar braziliani në rrjetet sociale.
32-vjeçari O Ney u transferua nga Paris Saint-Germain në Arabinë Saudite në gusht 2023, por luajti vetëm pesë ndeshje përpara se t'i këputej menisku dhe ligamenti i kryqëzuar i përparmë në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës për Seleçao në tetor të vitit të kaluar.
Neymar ka postuar gjithashtu një foto në Instagram, ku shihet duke vrapuar dhe shkelmuar topin, ku shihet nga trajneri portugez i Al Hilal, Jorge Jesus. Pas operacionit, Neymar nisi stërvitjet individuale në korrik, tani ai po rikthehet me grupin e skuadrës së tij, e cila megjithatë, duke pasur parasysh kohën e gjatë për rikuperimin e tij, nuk e ka futur në listën e kampionatit, dhe për këtë arsye mund të luajë vetëm nga janari i ardhshëm.
Ish-lojtari i Barcelonës, me një pagë prej rreth 100 milionë euro në vit, është përfshirë në listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në Champions League aziatike.