Trajneri i Nju Jork Jets, Robert Saleh është shkarkuar nga detyra. Starti i dobët i sezonit nga ekipi në fjalë, i cili në pesë ndeshje numëron vetëm dy fitore, mund të mos jetë shkaku i vetëm i këtij vendimi.
Në ndeshjen e fundit të Jets, Saleh përfitoi për të vendosur në qendër të vëmendjes atë çfarë po ndodh në Lindje të Mesme. Ai vjen nga një familje libaneze dhe preferoi që të shfaqej në stadium me një triko ku dallohej qartë flamuri i shtetit të vogël.
Komuniteti mysliman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hedhur akuza të rënda për ekipin e Nju Jork duke aluduar se shkaku kryesor i shkarkimit të Saleh ka qenë gjesti që bëri të dielën e kaluar dhe jo forma e dobët e ekipit.