Pak orë më parë u zyrtarizua largimi i tij nga Bylisi, ndërsa tashmë vjen zyrtarizimi te skuadra e re: Xhoele Maçolli është lojtari më i ri i Teutës.
Klubi durrsak me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit.
“KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Xhoele Maçolli. Mesfushori i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte tek ekipi i Bylis-it. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje Maçollit në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.