Një lajm shumë i rëndësishëm vjen nga Franca. Didier Deschamps nuk do të rinovojë kontratën dhe do të largohet nga posti i trajnerit të kombëtares franceze pas Kupës së Botës 2026. Edhe nëse do të triumfonte në garën që do të luhet mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë, ai nuk do të vazhdojë më rrugën e nisur në vitin 2012, kur ai mori vendin e Laurent Blanc në fund të Kampionatit Evropian.
Sipas informacioneve të raportuara nga L'Equipe, ish-mesfushori do të bëjë të ditur vendimin e tij nesër, në një intervistë dhënë për lajmet në TF1. Deschamps, 56 vjeç, e ka kuptuar tashmë disa muaj më parë se ka ardhur koha për t'i dhënë fund kësaj eksperience të jashtëzakonshme dhe është i bindur se ka ardhur koha për të zyrtarizuar gjithçka.
Gjithashtu, për të qetësuar përfundimisht thashethemet rreth të ardhmes së tij dhe për t'i parë me qetësi të dy angazhimet që presin Les Bleus: Liga e Kombeve të këtij viti dhe mbi të gjitha Kupa e Botës.