Ngjarje e rëndë, prindërit e Alban Bushi, trajnerit të përfaqësueses Shpresa, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në aksin Veria-Selanik. Një fugon i drejtuar nga një shtetas grek është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar, Ali Bushi.
Si pasojë e përplasjes, 75-vjeçari Ali Bushi dhe bashkëshortja e tij, 71-vjeçarja, Bukurije Bushi kanë mbetur të vdekur në vend. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.