Pasi arriti që të rikthente Bylisin në elitën e futbollit shqiptar, një tjetër “mision Superiore” ka marrë Arian Bellai.
Trajneri i njohur është larguar nga skuadra mallakastriotë për të nisur një aventurë të re në Kategorinë e Parë, kësaj radhe në krye të Vorës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Vorës njofton se skuadra për sezonin e ri i është besuar Bellait.
“Futboll Klub Vora njofton se Arian Bellai është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës! Tekniku nga Gjirokastra vjen te ekipi ynë pas një aventure 2-vjeçare tek ekipi i Bylis! Arian Bellai ka firmosur sot kontratën me ekipin tonë. Klubi i Vorës i uron Arianit suksese dhe punë të mbarë”, shkruhet në njoftimin e klubit.