Elbasani njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin Rei Zaimi. 26-vjeçari u bashkua me skuadrën verdheblu vitin e kaluar në Kategorinë e Parë dhe këtë sezon regjistron vetëm 4 prezenca në Abissnet Superiore.
“AF Elbasani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Rei Zaimi. Mbrojtësi shtatlartë u bashkua me ekipin verdheblu në edicionin e kaluar në Kategorinë e Parë duke zhvilluar një sezon pozitiv. Familja verdheblu i uron Reit suksese në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e klubit.