Vora vazhdon të përforcojë organikën, duke afruar në skuadër elementë cilësorë. Mbrojtësi Nikolin Duka nga dita e sotme është një lojtar i Vorës, skuadër që synon ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
“Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Nikolin Duka është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Nikolini është aktivizuar me ekipe si Kukësi, Laci, Korabi.
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Nikolin Dukës dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.