Pa shumë zhurmë, por me tre pikë të tjera dhe një kampionat gjithnjë e më afër. Simone Inzaghi festoi fitoren 2-0 të Interit ndaj Empolit duke hyrë në një listë shumë prestigjioze në historinë e klubit zikaltër. Dje ishte fitorja numër 100 në pankinën e Interit, nga 150 ndeshje duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet.
Një arritje historike, siç theksohet nga faqja zyrtare e klubit: vetëm katër trajnerë kanë arritur pikën historike të 100 fitoreve si trajnerë të Interit që nga lindja e Serisë A me një grup (1929/1930). Para Inzaghit, Helenio Herrera (205), Roberto Mancini (176) dhe Giovanni Trapattoni (124) kanë arritur të paktën 100 fitore si trajnerë të Interit.
Këto 100 fitore janë arritur nga viti 2021 deri më sot: 150 pankina për Inzaghin, duke numëruar të gjitha kompeticionet. Vetëm katër trajnerë të tjerë kanë arritur këtë moment historik në krye të zikaltërve: Helenio Herrera (368 pankina), Roberto Mancini (303), Giovanni Trapattoni (233) dhe Eugenio Berselini (207).