Sipas disa medieve në Uruguai, Luis Suarez ka ndihmuar policinë e rajonit të Solymar duke i ndihmuar që të evitohej një dramë.
Një 49-vjeçar kishte hipur mbi një pemë dhe kërcënonte forcat e rendit se do të vetëvritej nëse nuk do të sillnin aty partneren e tij.
I gjenduir në këtë situatë Suarez mendon që të bisedojë me personin që kërcënonte se do të hidhej nga pema prej një lartësie prej gati gjashtë metrash.
Suarez iu afrua grupit të shpëtimit duke i ndihmuar pasi nisi që të bisedonte me 49-vjeçarin, i cili pranoi që të zbriste nga pema pas plot 20 orësh.