RTSH Sport Live

Nju Jork frenon vrullin Lakers, Sixers bëjnë 5 fitore radhazi

  • 13/03/2023
  • |
  • Basketboll
Nju Jork frenon vrullin Lakers, Sixers bëjnë 5 fitore radhazi

Filadelfia arriti fitoren e pestë radhazi në këtë pikë delikate të sezonit përballë skuadrës të Uashingtonit, sukses ky që i lejon të qëndrojnë në kontakt me liderët e Konferencës të Lindjes (Miluoki dhe Boston). Për Wizards kjo ishte humbja e pestë në gjashtë takimet e fundit edhe pse në duelin me Filadelfian, Corey Kispert ishte autor i një gare mjaft të mirë duke rrealizuar 25 pikë. Me këtë humbje skuadra e Wizards doli nga zona play-in, duke i lënë vendin Çikago Bulls. Sa i përket kronikës të ndeshjes për fituesit nuk ishte nevoja që në periodën e katërt të luante Joel Embiid. Afrikani ishte autor i një gare mjaft solide pasi rrealizoi 34 pikë në vetëm 31 minuta. Një dorë të mirë ia dha edhe James Harden, i cili drejtoi “trafikun” me 18 pikë dhe plot 14 asist.

Një tjetër takim me rëndësi ishte edhe ai mes Knicks dhe Lakers. Ekipi nga Nju Jorku ndërpreu serinë prej tre humbjesh radhazi duke mposhtur Lakers-at, të cilët numëronin 5 fitore në pesë takimet e fundit. Për ekipin nga Los Anxhelos i vetmi lajam i mirë ishte rikthimi i D’Angelo Russell, i cili rrealizoi 33 pikë ndërsa Anthony Davis mbylli takimin me 17 pikë dhe 16 topa në tabelë. Për Nju Jorkun protagonisi i madh ishte RJ Barrett, i cili në pjesën e dytë shënoi 20 prej 30 pikëve të rrealizuara në total. Kanadezi së bashku me Immanuel Quickley (15 pikë) arritën që të mposhtnin Lakersat në Kaliforni duke I dhënë një fitore që Nju Jorku e priste prej 2019.

Ndeshjet NBA (13 Mars)

DENVER NUGGETS-BROOKLYN NETS 120-122

CHARLOTTE HORNETS-CLEVELAND CAVALIERS 108-114

PHILADELPHIA 76ERS-WASHINGTON WIZARDS 112-93

NEW ORLEANS PELICANS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 127-110

SAN ANTONIO SPURS-OKLAHOMA CITY THUNDER 90-112

LOS ANGELES LAKERS-NEW YORK KNICKS 108-112