RTSH Sport Live

Norris dhuron spektakël, Verstappen i dyti

  • 24/08/2024
  • |
  • Formula 1
Norris dhuron spektakël, Verstappen i dyti
Anglezi i McLaren ishte më i shpejti në kualifikuese

Nesër në orën 15:00 Lando Norris do të niset i pari në GP të Holandës. Piloti i McLaren ishte më i shpejti në kualifikueset në Zandvoort, duke e ndalur kohën në 1'09"673. Pas shiut që preku provat e lira, seanca kualifikuese u zhvillua në një terren të thatë dhe anglezi arriti të kalonte Max Verstappen (+0.356) dhe Oscar Piastri (+0.499). Leclerc i 6-të: Sainz dhe Hamilton jashtë në Q2.

Publiku holandez nuk priste asgjë më shumë se të festonte një tjetër  pole të Max Verstappen, por Lando Norris e prishi festën: piloti i McLaren shënoi kohën më të mirë duke fituar kështu të drejtën e startit përpara të gjithëve nesër në GP holandeze.

Pas tij Verstappen, i dyti me Red Bull (+0.356) dhe shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri (+0.499). Mercedes i Russell (+0.571) përfundon rreshtin e dytë, ndërsa Red Bull i Perez (+0.743) dhe Ferrari i Charles Leclerc (+0.909) nisin në rreshtin e tretë.

Vendi i shtatë dhe i tetë për Aston Martin i Alonso (+0.960) dhe Ëilliams i Albon (+0.980). Aston Martin tjetër i Stroll (+1,184) dhe Alpine i Gasly (+1,304) përfunduan në rreshtin e pestë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti