Një nga skuadrat që synonte mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajli në merkaton e janarit ishte edhe Lazio, por sipas lajmeve të fundit nga mediat italiane duket se klubi bardhekaltër ka hequr dorë nga blerja e 28-vjeçarit.
Sipas “Il Messaggero”, Lazio është tërhequr nga blerja e Ardian Ismajlit në këtë sesion të merkatos. Kishte një interesim serioz për mbrojtësin e Empolit gjatë javët e fundit, por Ismajli nuk mund të regjistrohet nëse Lazio nuk bën shitje për shkak të rregullores.
Kjo lëvizje mund të jetë e përkohshme, të paktën deri në verën e ardhshme. Lojtari do të përfundojë kontratë me Empolin në fund të sezonit dhe mund të përfaqësojë një mundësi joshëse për një transferim me parametër zero në muajt e ardhshëm.