RTSH Sport Live

Nuk ndalet Rei Manaj, sulmuesi gjen golin e radhës në Turqi

  • 17/02/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Nuk ndalet Rei Manaj, sulmuesi gjen golin e radhës në Turqi

Vazhdon moment i artë për sulmuesin shqiptar Rei Manaj në kampionatin turk. Bomber kuqezi sapo ka kaluar në avantazh skuadrën e Sivasporit në sfidën kundër Hatajsporit në transfertë. Ky është goli i 13-të sezonal në kampionat për sulmuesin shqiptar.

Në sfidën me Hatajsporin në transfertë, 26-vjeçarit i mjaftuan vetëm 18 minuta për të kaluar në avantazh skuadrën e tij me një supergol nga goditja e dënimit.

Kjo ishte hera e dytë radhazi që Manaj e tund rrjetën nga goditja e dënimit, pasi në të njëjtën mënyrë shënoi dhe në takimin e fundit kundër Rizespor.

Ky është goli i 17-të sezonal për sulmuesin, që javë pas jave po bëhet protagonist me skuadrën e Sivasporit.