Odise Roshi ka nisur sot zyrtarisht aventurën me skuadrën e re në kampionatin hungarez, Diosgyor. Futbollisti kuqezi ka kryer gjatë ditës së sotme të gjitha proçedurat përkatëse dhe ka nisur menjëherë nga puna.
Kujtojmë që Roshi prej pesë vitesh ka vazhduar aventurën e tij në kampionatin rus, së fundmi në radhët e Akhmat Grozny. Në kampionati hungarez ai ka kaluar në formën e huazimit deri në përfundim të këtij sezoni.
Mbërriti dje në Hungari, ndërsa sot ka kryer vizitat mjekësore duke i lënë më pas radhën prezantimit me skuadrën e re.
Roshi në kampionatin hungarez dop të gjejë lojtarë të tjerë kuqezi si Uzuni, Memolla apo Prenga. Në fund të sezonit, Diosgyor ka të drejtën për të blerë kartonin e mesfushorit kuqezi.