Pas plot 61 vitesh mbrojtja e Mançester Junajtidit është rikthyer të jetë pika e dobët e një skuadre, e cila ka shpenzuar miliona euro në merkato gjatë verës.
Me tre golat e pësuar në Turqi një ditë më parë Mançester Junajtid ka pësuar plot 33 të tillë në 20 takimet e para të këtij sezoni. Për herë të fundit skuadra në fjalë kishte pësuar një sasi të madhe golash në sezonin 1962-1963 kur kishte pësuar plot 43 gola.
Në këtë statistikë të zezë ka gisht edhe Onana, i cili ka pësuar plot 7 gola për fajin e tij. Portieri nga Kameruni ka vendosur një rekord në këtë kompeticion me shfaqjen e tij në “Ali Sami Yen” në Stamboll.