RTSH Sport Live

Paga e lartë bëhet problem, Lewandowski fut në mendime Barcelonën

  • 02/03/2024
  • |
  • Spanjë
Paga e lartë bëhet problem, Lewandowski fut në mendime Barcelonën

Kanë kaluar dy vite që nga transferimi i tij në Barcelonë dhe Robert Lewandowski po tregohet ende vendimtar në rezultatet e skuadrës së Xavit.

Por çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij? Sipas “AS” te klubi blaugrana e vlerësojnë shumë angazhimin e sulmuesit, por ajo që ka rëndësi është paga e lartë që polaku do të marrë sezonin e ardhshëm.

Pra, lamtumira e tij nuk mund të përjashtohet aspak: shumë do të varet edhe nga trajneri i ri që do të ulet në stolin e skuadrës spanjolle. Nuk mungon interesimi i klubeve saudite dhe amerikane për ish-lojtarin e Bayern Mynihut.