RTSH Sport Live

Paolo Rossi, Boniek: Në zemrën time do ketë gjithmonë një boshllëk

  • 10/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Paolo Rossi, Boniek: Në zemrën time do ketë gjithmonë një boshllëk
Zoff: Nuk mendoja se situata ishte aq serioze. Platini: Mjaft me këtë 2020

Ndër të shumtët që kujtuan Paolo Rossin, janë edhe shokë e shumë betejave dhe trofeve, si Zbignieë Boniek, Dino Zoff dhe Michel Platini. "Për ju ai ishte një hero kombëtar, për mua një shok u largua - tha ish sulmuesi polak - Në zemrën time do të ketë gjithmonë një boshllëk". Portieri kampion bote në '82: "Unë nuk mendoja se situata ishte aq serioze, tani është e vështirë të kuptohet dhe pranohet se ai nuk është më". "Michel Hidalgo, Robert Herbin, Maradona, tani Paolo Rossi, mjafton me këtë 2020" shpërthimi i Le Roi.

Boniek: Kam humbur një mik

“Platini më zgjoi në agim, gjithmonë do të ketë një boshllëk në zemrën time”. Kështu Zbignieë Boniek, presidenti i Federatës Polake të Futbollit,  kujton Paolo Rossi-n, ish-shokun e tij të skuadrës te Juventus. "Ata ishin tre vitet më të mira të jetës sime, unë isha në një ekip të shkëlqyer. Paolo ishte fantastik. Kur arrita te Juve ai ishte gjithmonë me mua në Villar Perosa. Ishte një djalë fantastik,. Paolo ishte gjithmonë miqësor, i qeshur dhe i dobishëm. Ai ishte shumë altruist edhe në fushë, ai ishte i lumtur për golat e Platinit më shumë sesa për golat e tij”, deklaron Boniek. “Për ju ai ishte një hero kombëtar, për mua një shok u largua. Ai ishte një person unik, kam kaluar shumë momente të mira me të”.

Zoff: E vështirë për tu kuptuar dhe pranuar…

“Paolo ishte inteligjent, një simpatik që bënte shumë shaka. Kemi patur gjithmonë një raport shumë të mirë. Unë nuk mendoja se situata ishte aq serioze, tani është e vështirë për të kuptuar dhe pranuar që ai nuk është më”. Një marrëdhënie e veçantë lindi në 82, në hijen e atij Botërori, që është bërë legjendar. “Çfarë viti ka qenë, - thotë  ish-portieri 78-vjeçar, - Padyshim i jashtëzakonshëm, por për të arritur atje, ne gjithashtu duhet të vuanim për atë qëllim. Ne kaluam nga heshtja për shtyp për tu bërë më pas kampionë. Ajo që kishim ndërtuar ishte një marrëdhënie miqësie, rregullash, merita ishte e gjitha e Bearzot, ai ishte arkitekti i këtij bashkimi të jashtëzakonshëm. Na bëri të përgjegjshëm, ai ishte si një familjar, me të gjithë. Dhe pas 40 vjetësh, trashëgimia është e gjitha atje: tani ne jemi shpërndarë nëpër Itali, por marrëdhënia mbetet dhe është një kujtim i vëllazërisë së madhe".

Platini: Lojtar i madh dhe djalë i mirë

“Michel Hidalgo, Robert Herbin, Maradona, tani Paolo Rossi, mjafton me këtë 2020. Paolo ishte një lojtar i shkëlqyer, një shënues i shkëlqyer, të gjithë e mbajnë mend Kupën e tij Botërore 1982. Ne kemi luajtur tre sezone së bashku me Juventusin, nga 1982 në 1985, dhe kemi fituar gjithçka”. Kështu e kujton Michel Platini, Paolo Rossi-n, i cili u nda nga jeta sot në moshën 64 vjeç, ish-bashkëlojtari i tij i Juventusit. Në një deklaratë të raportuar nga l'Equipe. "Ai është i vetmi emër i madh në futboll që e ka shkëputur veten nga futbolli. Padyshim që skualifikimi e kishte lënduar shumë, dhe ai vuante nga probleme të mëdha fizike, sepse nuk kishte më menisk. Sa orë kaloi në tryezën e masazhe, me akullin në gjunjë. Pas vitit 1982, ishte sikur të kishte bërë Turneun: ai ishte në kulmin e jetës së tij. Pas kësaj ai ishte ndryshe, luante, por pa u tensionuar kurrë, ishte fantastik. Ishte një lojtar i gjallë, i shpejtë dhe e kuptonte lojën. E pashë dy vjet më parë, drekuam së bashku, ai po bënte një film për jetën e tij. Ai ishte një djalë vërtet i mirë, Paolo”.