RTSH Sport Live

Paraguaji, zyrtare: shkarkohet Barros Schelotto

  • 17/09/2023
  • |
  • Futboll Bota
Paraguaji, zyrtare: shkarkohet Barros Schelotto
Vendimi i Federatës vjen pas humbjes kundër Venezuelës në kualifikueset e Botërorit 2026.

Guillermo Barros Schelotto nuk është më trajner i kombëtares së Paraguajit. Trajneri argjentinas, i cili në të kaluarën ndër të tjera ka drejtuar edhe Palermon, u shkarkua pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Perusë dhe humbjes 1-0 ndaj Venezuelës në ndeshjen e parë të dyfishtë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026, organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika. “I urojmë atij dhe stafit të tij suksese dhe i falënderojmë për angazhimin dhe përkushtimin që kanë pasur në krye të Albirroja-s”, thuhet në shënimin e Federatës së Futbollit të Paraguajit.

Sipas shtypit vendas, kandidati më i mundshëm për ta zëvendësuar do të ishte një tjetër argjentinas, Daniel Garnero, trajner aktual i Libertad de Asuncion, lider i kampionatit final të Paraguajit. Barros Schelotto drejtoi ekipin paraguaian për 17 ndeshje, me 4 fitore, 4 barazime dhe 9 humbje. Kombëtarja nuk është kualifikuar në Kupën e Botës që nga edicioni i vitit 2010 në Afrikën e Jugut, kur arriti në çerekfinale, performanca e saj më e mirë.