Mallkimi me të kaltërit nga pika e bardhë vijon për Jorginhon. Mesfushori i Arsenalit humbi penalltinë e dhënë për shkak të prekjes me dorë të Serafimov në minutën e 38-të të ndeshjes Itali-Maqedonia e Veriut.
Për Jorginhon, penalltia e tretë radhazi e humbur me kombëtaren: para kësaj, ato ndaj Zvicrës në fazën kualifikuese për Botërorin e fundit, vendimtare për moskalimin direkt në Katar 2022 dhe detyrimin e play-off-it në të cilin u eliminuan.
Madje do të arrinte në katër edhe duke llogaritur gabimin në serinë finale të Euro 2020 kundër Anglisë.