Të mërkurën në mbrëmje, në lagjen Monti të Romës, rreth tetëdhjetë ultras të Lazios sulmuan rreth shtatëdhjetë tifozë spanjollë të Real Sociedad, të cilët kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen e Europa League në stadiumin Olimpik. Pas një sulmi me thika, karrige dhe tavolina të hedhura, numri i të plagosurve ishte nëntë, njëri prej të cilëve u shtrua në spital në gjendje të rëndë.
Oficerët që ndërhynë në vendngjarje sekuestruan një arsenal të vërtetë nga i cili siguruan dokumentacion fotografik. Me të mbërritur patrullat, disa nga dhunuesit u ndaluan dhe u identifikuan. Hetimet do të sqarojnë nëse prita ishte planifikuar duke pasur parasysh rivalitetin politik mes mbështetësve të skuadrës baske dhe atyre të Lacios.