Hansi Flick ka bërë për vete Barcelonën me pesë lëvizje. Sipas medieve katalanase trajneri ka fituar besimin e ambientit duke i kushtuar shumë rëndësi aspektit fizik. Flick u ka kërkuar lojtarëve që të stërviten mirë pasi në fushë do të duhet që të sakrifikojnë shumë.
Së dyti ambientit katalan i ka pëlqyer shumë fakti se tani me Flick të gjithë lojtarët grumbullohen përpara ndeshejeve në një hotel.
Së treti prirja e Flick për të promovuar lojtarët e rinj është një plus i madh. Barcelona ka idetë e saj dhe “La Masia” e famshme është një pikë e fortë ku klubi do të mbështetet.
Së katërti fakti se lojtarët, të cilët e nisin ndeshjen nga stoli bëjnë seanca të forta përgatitjeje përpara se të futen në fushë shikohet si një ndryshim që bën diferencën në kampin blaugran.
Së katërti është klima e miqësisë e ndërtuar nga gjermani me stafin dhe të gjithë bashkëpunëtorët në klub. Javën e kaluar ai ka darkuar me të gjithë punonjësit e Barcelonës duke treguar një frymëë bashkimi të fortë në ekip.