RTSH Sport Live

Pjanic i thotë lamtumirë kombëtares së Bosnjës

  • 05/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Pjanic i thotë lamtumirë kombëtares së Bosnjës
“Pas 16 vitesh me Bosnjën time ka ardhur koha të them lamtumirë”

Miralem Pjanic largohet zyrtarisht nga kombëtarja. Ish-lojtari i Romës dhe Juventusit i tha lamtumirë përfaqësueses së Bosnjës me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale: "Pas 16 vitesh me Bosnjën time ka ardhur koha të them lamtumirë. Kjo është padyshim një nga më të vështirat vendime që më duhej të merrja, por me shumë krenari dhe kënaqësi të vërtetë them: kam luajtur 115 ndeshje, kam ndjerë shumë gëzim, kam shkuar në Kupën e Botës. Të gjitha kanë qenë ëndrra që kam pasur si fëmijë. Unë e kam veshur gjithmonë fanellën e vendit tim me dashuri dhe krenari, kam luajtur për popullin tim, për tifozët tanë besnikë në mbarë botën”.

“Faleminderit të gjithë komisionerëve teknikë, stafit mjekësor dhe drejtuesve që na mbështetën në këtë rrugëtim. Faleminderit tifozëve të Bosnje dhe Hercegovinës që besuan në mua dhe më ndihmuan të realizoj ëndrrën time dhe të luaj për vendin që dua. Mbi të gjitha u jam mirënjohës prindërve dhe gjithë familjes: ju keni qenë forca ime dhe mbështetja ime në çdo gjë”.

“Në çdo klub ku kam luajtur, kam qenë një boshnjak krenar, gjithmonë duke u përpjekur të jem model për fëmijët tanë, duke shpresuar që një ditë edhe ata të bashkohen me klubet më të mëdha në botë. I uroj Kombëtares gjithë të mirat në të ardhmen. Të dua Bosnja ime”.