RTSH Sport Live

Playoff 2024 NBA/ Donçiç dhe Irving ndëshkojnë përsëri Minesotën

  • 27/05/2024
  • |
  • Basketboll
Playoff 2024 NBA/ Donçiç dhe Irving ndëshkojnë përsëri Minesotën

Minesota mbërriti në Dallas me qëllimin për të kthyer inercinë e serisë së Finaleve të Perëndimit duke luajtur një ndeshje të mirë edhe pse në fundin e saj nuk festoi.

Për Dallasin edhe një herë ishin decizivë dy lojtarët kryesorë. Donçiç dhe Irving mbyllën ndeshjen e tretë me nga 33 pikë secili, por ajo që kishte më shumë rëndësi në paraqitjen e tyre ishte performanca e tyre në periodën e katërt. Dy basketbollistët rrealizuan 21 pikë, një më shumë se ç’rrealizoi i gjithë ekipi nga Mineapolis.

Me këtë fitore Mavs janë pranë finaleve të NBA ku për herë të fundit kanë qenë plot 13 vite më parë.

Konferenca e Perëndimit

DALLAS MAVERICKS-MINNESOTA TIMBERWOLVES (Ndeshje 3) 116-107 (3-0)