RTSH Sport Live

Portugalia, një hap larg gjysmëfinaleve

  • 09/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Portugalia, një hap larg gjysmëfinaleve
Arbitron dhe Edjena Kapxhiu, që shkon në numri dy të takimeve të gjykuara

Portugalia i ka ngjallur shpresat vetes për të qenë në raundin gjysmëfinal të Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç në futboll për femra, që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Goli i Florentinos në të tretën minutë shtesë ka shpërblyer mundin e luzitaneve, të cilat e kanë dominuar ndeshjen me Belgjikën.

Një ndeshje në të cilën ka qenë dhe asistentja shqiptare Edjena Kapxhiu, që kështu shkon në numrin dy të takimeve të gjykuara në këtë turne. Trishtao jep paralajmërimin e presionit të portugezeve në të 12’, por gabon në shënjestër. Sikurse do të gabonte dhe Rejnebo në të 20’. Më pas Trishtao, Kastro, Florentino do të ndaleshin nga portierja Uadbiling.

Pjesa e dytë nis me goditjen e traut nga Trishtao, si dhe anullimin e golit të Valentes për pozicion jashtë loje. Fundi është i ethshëm me Uatson që humbet shansin për avantazhin e Belgjikës dhe Florentino, që i jep trepikëshin Portugalisë. Në këtë mënyrë fiton Portugalia, kurse Kampionati Europian i moshës deri në 17 vjeç në futboll për femra mbyllet më 18 maj.